Japonia, 79 mln $ për impiantin
e trajtimit të ujërave në Kasha

Japonia, 79 mln $ për impiantin<br />e trajtimit të ujërave në Kasha
TIRANE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inauguroi të mërkurën fillimin e punimeve për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura për Tiranën e Madhe, një projekt japonez ky me vlerën e 79 milion dollarë.

Duke e konsideruar projektin një zhvillim i jashtëzakonshëm për infrastrukturën e Tiranës e Kasharit, ministri Haxhinasto tha se impakti i tij është shumë planësh. Sipas tij, impianti do t’i shërbejë rreth 350 mijë banorëve të Tiranës.

“Do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në ruajtjen e mjedisit, por edhe mbi zhvillimin ekonomik dhe punësimin e shumë shqiptarëve. Projekti është një zhvillim shumë cilësor për gjithë infrastrukturën e Tiranës në të gjithë komponentët e tij, si në ate te rrjetit të kanalizimeve prej 11 km, në kolektorin kryesor të tij rreth 4.4 km, në kolektorin e ri në pjesën jugore të lumit të Lanës, por dhe në vetë impiantin e përpunimit me një kapacitet rreth 95 mijë litra në ditë “, shtoi Ministri.

Projekti parashikohet të përfundojë brenda një periudhe 2-vjeçare dhe do të realizohet nga kontraktori japonez “Kubota Corporation” dhe ai italian “Construzioni Dondi spa”.
Haxhinasto siguroi kontraktorët për mbështetje në realizimin e këtij projekti, për vetë rëndësinë që ai ka por dhe për faktin që realizohet me mbështetjen e një vendi mik siç është Japonia.Duke u ndalur në investmet për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, Haxhinasto informoi se së shpejti fillon në Durrës një projekt i ngjashëm për një sistem furnizimi me ujë në vlerën rreth 62 milionë eurove. Ndërkohë, vijoi Haxhinasto, në zonën Perëndimore të vendit janë duke u realizuar projekte me një vlerë rreth 150 milionë eurosh.

“Sistemi i ujësjellës-kanalizimeve do të vazhdojë të reformohet, jo vetëm me këtë infrastrukturë të re, por edhe për sa i takon shërbimeve dhe menaxhimit të tij. I detyrohemi me këtë cilësi të re qytetarëve por edhe mjedisit, të ardhmes si dhe brezave që do vijnë”, deklaroi ministri.

Reforma territoriale që ka filluar, sipas ministrit, sigurisht është një zhvillim paralel tepër i rëndësishëm për këtë reformë dhe padyshim që edhe sistemi i ujësjellës-kanalizimeve në vend do të shkojë drejt agregimit, rajonalizimit dhe përmirësimit të performancës.

Synimi, theksoi ai, nuk është reforma në vetvete por për një shërbim sa më cilësor dhe sa më i mirë për qytetarët e vendit dhe për zhvillimi e vendit.
Projekti për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura për Tiranen e Madhe është projekti më i madh i kredisë për zhvillim që Japonia ka akorduar për Shqipërinë me një vlerë rreth 109 milion dollarë, ku 79 mlionë dollarë do të përdoren per veprën në fjalë.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë