Japonia e shqetësuar nga ndalimi i eksportit të vaksinave anti-COVID nga BE, ministri: Kjo mund të çojë në një lloj hakmarrjeje

Japonia e shqetësuar nga ndalimi i eksportit të vaksinave anti-COVID nga BE, ministri: Kjo mund të çojë në një lloj hakmarrjeje

Ministri i Reformës Administrative Japoneze, Taro Kono

Japonia është e shqetësuar nga një ndalim i eksporteve të vaksinave anti-COVID 19 nga vendet e BE.

Një gjë e tillë sipas ministrit të Reformës Administrative Japoneze, Taro Kono, i cili është përgjegjës për nisjen e vaksinimit në vendin e tij, mund të bllokojë furnizimet në Japoni dhe mund të ketë pasoja globale.

“Jam shumë i shqetësuar që disa qeveri mund të përpiqen të jenë më nacionaliste. Është e kuptueshme të vendosësh njerëzit tuaj në radhë të parë, por ne jetojmë në të njëjtin planet dhe zinxhirët e furnizimit tani janë globalë. Japonia ka plane për të importuar vaksina të prodhuara në Bashkimin Europian si dhe vaksina të bëra në SHBA që janë të paketuara në BE”, tha ai në një debat në internet nga Forumi Ekonomik Botëror, duke iu referuar një propozimi nga Komisioni Europian.

“Nuk është e mençur të fillosh të prishësh këtë zinxhir global të furnizimit”, tha ministri duke paralajmëruar se “kjo mund të çojë në një lloj hakmarrjeje”. 

Ministrat e qeverisë i kanë kërkuar bllokut të mos miratojë kontrollet e eksportit të vaksinave COVID-19 dhe duke kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë