Japonia e shqetësuar për testet e raketave lundruese të Rusisë në Detin e Japonisë: Moska të përmbahet nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet

Japonia e shqetësuar për testet e raketave lundruese të Rusisë në Detin e Japonisë: Moska të përmbahet nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi tha në një konferencë për shtyp të premten, Tokio i ka “përcjell shqetësimet e tij” Moskës për testet e raketave lundruese të kryera nga Rusia në Detin e Japonisë.

Moskës i kërkohet të "përmbahet nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet në Azinë Verilindore" në këtë situatë, tha Hayashi dhe ritheksoi se Japonia "dënon fuqishëm" agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, pasi po "trondisin themelet e rendit ndërkombëtar".

Më herët atë ditë, Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Nobuo Kishi tha se Moska "po synon të tregojë forcën e saj në rajonin e Lindjes së Largët" dhe "modernizimin e fuqisë së saj detare".

Të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se dy nëndetëse nga Flota e saj e Paqësorit testuan me sukses raketat e lundrimit Kalibr nga një pozicion nënujor në ujërat e Detit të Japonisë, shkroi ministria në një postim në  faqen e saj zyrtare në  Facebook.

Raketat e lundrimit goditën me sukses një 'armik', tha ministria, dhe se më shumë se 15 anije nga flota morën pjesë në stërvitje.


Lajmi kryesor:

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë

Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë