Japonia, mbështetje zhvillimit social-ekonomik të Shqipërisë


- Qeveria e Japonisë financon 56 253 euro për rehabilitimin e shkollës në fshatin Lybeshë, Poliçan -
TIRANË, 29 Shtator/ATSH/.- Qeveria e Japonisë ka financuar një shumë prej 56 253 euro për rehabilitimin e shkollës "Jonus Alameti" në fshatin Lybeshë, Poliçan, në kuadër të Ndihmës Grant të Japonisë për Projektet Bazë të Sigurisë Njerëzore.
Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada e Japonisë në Republikën e Shqipërisë (rezidente në Romë) bëri të ditur se pjesëmarrës në ceremoni ishin z. Hiroshi Yamauchi, Zëvendës Shef i Misionit dhe Ministër në Ambasadën e Japonisë në Shqipëri (rezident në Romë), si dhe z. Avni Ponari, Konsull Nderi i Japonisë në Tiranë.
Ndihma Grant e Japonisë për Projektet Bazë të Sigurisë Njerëzore u iniciua për të promovuar sigurinë e njerëzve dhe për të mbështetur projekte të vogla ku përfitojnë drejtpërdrejt popullata në nivelin bazë, si dhe të kontribuojnë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë.
Që nga viti 1998, Japonia ka bërë 21 projekte të ndryshme bazë, 15 prej të cilave kanë të bëjnë me rehabilitimin apo ndërtimin e shkollave fillore.
Projekti në fshatin Lybeshë, me vlerë rreth 56000 euro, përfshin rehabilitimin e ndërtesës së vjetër të shkollës, si edhe të objekteve sanitare dhe sallën e kompjuterëve.
Ndërtimi është arritur plotësisht me bashkëpunimin e shkëlqyer të pushtetit vendor. Në ceremoninë e inaugurimit, Zëvendës Shefi i Misionit, z. Yamauchi vlerësoi përpjekjet e përfituesve dhe në të njëjtën kohë shprehu vendosmërinë e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë.
Japonia ka shkëmbyer notë zyrtare, në korrik të këtij viti, për projektin për dhurimin e qeverisë shqiptare të makinave japoneze miqësore me mjedisin, projekt në vlerën 500 milionë jen (pothuajse e njëjta vlerë në lekë).
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve