JAPONI - Ashtu siç pritej, Kryeministri i Japonisë , Shinzo Abe shpalli sot zgjedhjet e parakohshme, pas lajmit të një dite më parë ku Japonia ra në recension.
Gjatë një konference për shtyp, Abe tha se do të shpërndajë Parlamentin gjatë kësaj jave. Abe u zgjodh 2 vjet më parë në krye të qeverisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë reforma të shumta ekonomike, të njohura me emrin Abenomics, në përpjekje për të ngjallur ekonominë, ndonëse dështuan.
Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se ai mund t’i fitojë sërish zgjedhjet, ndonëse popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm. Partia e Abe, Liberal-demokratët kanë shumicën në dhomën e ulët, por analistët thonë se Abe pritet të konsolidojë pushtetin kundrejt një parie opozitare jo të bashkuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com