Japonia do të dhurojë plotë 1.5 miliardë dollar për të ndihmuar dhe stabilizuar refugjatët që vijnë nga vendet e luftës.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Associated Press” ndërsa ndihma e Japonisë është bërë arenë diskutimesh në mediat ndërkombëtare.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe nënvizoi se vendi që ai qeveris do të ndihmojë në situata të ndyshme të gjithë refugjatët.

Japonia do të sigurojë 810 milionë dollarë gjatë këtij viti, ndihma emergjente për refugjatë dhe personat e zhvendosur nga Siria dhe Iraku. Gjithashtu ne po përgatitim 750 milionë dolllarë më shumë për të ndihmuar paqen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë”, u shpreh Shinzo Abe.

Në krahasim me vitin e kaluar Japonia po trefishon ndihmat për refugjatët.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)