Qeveria japoneze njoftoi sot sanksione të reja kundër Rusisë, që synojnë të kontribuojnë në përpjekjet ndërkombëtare për të arritur paqen. Ministri i Jashtëm i Tokios tha se do të ngrijë asetet e 39 personaliteteve dhe 73 subjekteve të Federatës Ruse, një banke dhe nëntë personave të vendosur në zonat e pushtuara të Ukrainës lindore dhe jugore, për përfshirjen e tyre në aneksimet e këtyre rajoneve. Për më tepër, një ndalim eksporti është vendosur për 21 subjekte që mund të kontribuojnë në përmirësimin e aftësive industriale ruse. Mes të sanksionuarve nga Tokio janë zëvendësministri i Mbrojtjes, Victor Goremikin dhe aksioneri kryesor i kompanisë kallashnikov, Alan Lushnikov.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin nënshkruan pezullimin e Fillimit të Ri! Dirigjenti rus Soloviov sulmon Italinë: Bastardë
