JAPONI - Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur dhe 850 të plagosur nga stuhia e acartë që ka pushtuar Japoninë javën e fundit.
Mijëra fluturime në të gjithë vendin janë anuluar duke detyruar njerëzit të kalojnë natën në aeroporte.
Kompania e Energjisë Elektrike e Tokyo-s raportoi se deri dje, më shumë se 250 mijë shtëpi nuk furnizoheshin me energji elektrike.
Sipas mediave vendase, shtresa e dëborës në Tokyo arriti trashësinë e 27 centimetrave, duke shtuar se këto janë dhe reshjet më të mëdha të dëborës në 45 vitet e fundit, në kryeqytetin e Japonisë.
Meteorologët kanë paralajmëruar se moti i keq do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com