Një zjarr përfshiu orët e vona të natës një lokal në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës.
Lokali ishte i mbyllur dhe nuk funksiononte prej kohësh. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Drejtuesit e zjarrfikëseve bëjnë të ditur se zjarri është shkaktuar një shkëndijë në rrjetin elektrik.
Komento
Komente











