Gjatë qëndrimit të saj në Stamboll, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e Jashtëm të Rajonit, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Spiropali thekson se gjatë takimit "i shpreha Presidentit mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor". Ky kontribut sipas saj, reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
“Nder pritja nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një mik i provuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e jashtëm të rajonit.
Shpreha mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan ministrja.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55%
-
Të gabuar
40.7%
-
Jam i/e dyzuar
4.3%
Vota total: 4423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U shkarkuan si ministra, vendet që do marrin në Komisionet Parlamentare Spiropali dhe Vengu
11 Mars, 19:59
-
Erdogan 'shpërthen' kundër Netanyahut: Ai është autori i tragjedisë në Lindjen e Mesme!
11 Mars, 18:49
-
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ mbërrin në Durrës, vizitë në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë (VIDEO)
11 Mars, 18:35
-
Durimi i Erdoganit ndaj Iranit drejt shterimit, paralajmëron presidenti: Shkeljet e hapësirës ajrore nuk justifikohen!
10 Mars, 11:04
-
Turqia vendos sistemet e mbrojtjes ‘Patriot’ në bazën e NATO-s në Malatya
10 Mars, 08:55
-
NATO rrëzoi një tjetër raketë iraniane mbi Turqinë, Rama: Shqipëria dënon me forcë sulmin! Sulmet kundër fqinjëve jashtëzakonisht të rrezikshme
9 Mars, 17:47
-
Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!
9 Mars, 17:22
-
NATO rrëzon një raketë balistike iraniane mbi Turqi, mbetjet bien pranë Gaziantep
9 Mars, 13:13
-
Spiropali për 8 Marsin: Drita ndrin në errësirë, dhe errësira nuk e tejkalon dot dritën. Forca vajza!
8 Mars, 16:39
-
VIDEO/ Sylvinho e projekton si titullar, Qazim Laçi shënon golin e radhës në Turqi
8 Mars, 12:47
-
Situata në Lindjen e Mesme, Rama: Prioritet siguria e shqiptarëve në rajon! Lajmet e rreme për sulme të Iranit në Shqipëri, ushqejnë shpresa të kota për rrëzimin tim
8 Mars, 09:59
-
FOTOT/ Portretet e Spiropalit dhe Nikollës i bashkohen Kryetarëve historikë të Kuvendit
6 Mars, 16:28