Jashtë pesë titullarë, Sylvinho projekton formacionin anti-Çeki! Dy variantet si luan Kombëtarja

Jashtë pesë titullarë, Sylvinho projekton formacionin anti-Çeki! Dy variantet si luan Kombëtarja

Kombëtarja duke festuar

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë muaj dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Më 16 dhe 19 nëntor në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 përballë do jenë Çekia dhe Ukraina.

Tanët me gjashtë pikë janë në vendin e tretë (me pikë të barabarta me vendin e dytë, Gjeorgjinë) dhe kërkojnë kreun për të pasur shanse të vijojnë më tej. Ndeshja e parë i gjen tanët përballë kryesuesve të Çekisë (7 pikë).

Problemi më i madh për trajnerin Sylvinho është mungesa e pesë lojtarëve kyç. Broja, Manaj, Gjimshiti, Bare dhe Kumbulla janë zyrtarisht jashtë për shkak të dëmtimeve dhe braziliani e ka një ide se kë emra do hedhë në fushë me skemën 4-3-3.

Në portë Strakosha, mbrojtja i përket Hysajt, Ajetit, Ismajlit dhe Mitajt. Ndërkohë në mesin e fushës projektohen Asllani, Ramadani dhe Laçi. Në majën e sulmit duket Tuci, që është në balotazh me Uzunin. Bajrami dhe Asani në mbështetje të sulmit.

Nuk përjashtohet mundësia që Uzuni ose Muçi të kalojnë në krah, ndërsa lëviz Nedim Bajrami në mesin e fushës ose në rolin e fantazistit, duke lënë jashtë Laçin dhe ndryshimin e skemën në 4-2-3-1.

Formacioni i mundshëm:

Varianti 1 (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami (Uzuni), Asani, Tuci (Uzuni)

Varianti 2 (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Muçi (Uzuni), Bajrami, Asani, Tuci

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kelmend beci: 13/11/2024 07:39

    O zotëri duhet aktivizuar hoxha nga minuta e pare ....si e le jasht nji talent ne ngjitje ...Hoxha esht i shpejt ka triblim ka siguri ...

    Përgjigju
  • Dardan Muri: 13/11/2024 05:13

    Duhet aktivizu mbrojtesi Balliu,lere Hysajn,ka kohe i pa aktivizu.

    Përgjigju
  • toni: 12/11/2024 14:17

    KESAJ I THONE STAMBOLLI DIGJET,, KURVA KRIHET..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës

PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës