TIRANË - Javën e ardhshme, përreth qendrës së kryeqytetit, nis ndërtimi i Unazës së Vogël. Ky investim që i paraprin kthimit të qendrës në zonë pedonale, përfundon pas 6 muajsh. Ndërsa në pranverë fillojnë zbatimet e një serë projektesh të tjera, ku përfshihet edhe rikonceptimi i Sheshit Skëndërbej. Këto deklarata kreu i bashkisë Erion Veliaj i ka barë në ditën kur Tirana feston 96 vjetorin e saj si kryeqytet.
Projektet
Unaza e Madhe dhe Unaza e Vogël, Bulevardi i Ri, investimi për infrastrukturën e një transporti alternativ minimum për biçikletat, zonat e reja pedonale janë projektet që do të nisin muajin e ardhshëm dhe pritet që të sjellin një sërë ndryshimesh rrënjësore në kryeqytet.
/Shqiptarja.com