Java e 14/Duel krize në Vlorë
Partizani për goleadë ndaj Pukës

Java e 14/Duel krize në Vlorë<br />Partizani për goleadë ndaj Pukës
Këtë mesjavë do të zhvillohet java e 14 e kampionatit kombëtar të futbollit. Sot zhvillohen 3 ndeshjet e para, ndërsa nesër 2 të fundit që plotësojnë tablonë e javës. Sot në 14:00 Flamurtari pas humbjes turpëruese në Shkodër do të presë në shtëpi Kukësin, që vjen pas një tjetër humbje me Partizanin.

Një tjetër humbje për dy ekipet do të thellonte akoma më shumë krizën, ndërsa barazimi do t’i linte në të njëjtat ujëra të turbullta duke i nxjerrë më shumë nga objektivat. Vllaznia e super motivuar pas pagave dhe fitores me kuqezinjtë e Vlorës udhëton në Laç, me bardhezinjtë të etur për 3 pikë pas humbjes në Ballsh.

Ndërsa dita e mërkurë mbyllet me Partizanin që do të ketë një ndeshje të lehtë të paktën në letër përballë ekipit të Tërbunit që është përfshirë në disa skandale këtë edicion nga dyshimet për trukim deri te ambulanca në ndeshjen e fundit.

Nesër kampionët e Skënderbeut presin Bylisin, moment i mirë për teknikun Josa për të bërë rotacion pas kalendarit shumë të ngjeshur, ndërsa ndeshja më e fortë zhvillohet në Durrës, aty ku Teuta do të luajë përballë Tiranës.

Bardheblutë shkojnë në Durrës me peshën e humbjes në inaugurimin e shtëpisë përballë Tiranës, ndërsa Teuta po kalon momentin më të mirë  dhe do të kërkojë që ta shfrytëzojë maksimalisht. Aktualisht Teuta ndodhet në vendin e tretë në renditje me 26 pikë, 2 më pak se Skënderbu dhe 6 më shumë se ekipi i Tiranës, por edhe Kukësit që ndajnë vendin e 4 dhe të 5.

Teuta këtë edicion ka treguar se është e vështirë që të thyehet në shtëpi dhe Tirana do të ketë një provë shumë të fortë, aq më tepër pas humbjes me korcarët. Një tjetër humbje do të ishte dramatike për 24 herë kampionët e Shqipërisë para derbit me Partizanin, ndërsa Teuta nuk do të ishte surprizë. Sfida pritet me interes, teksa nga Tirana do të udhëtojnë shumë tifozë në Durrës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën