Të mërkurën në dy orare të ndryshme do të luhet java e 16 e Superligës me Partizanin që do të kërkojë të rikthehet te fitoret pas humbjes në derbi dhe pas një trajner në krye. Për këtë ndeshje të kuqtë që humbën edhe kreun do të drejtohen nga Renaldo Kalari, i cili në prag të ndeshjes thotë se e priste që një ditë të drejtonte të kuqtë, ndërsa shton se organika e skuadrës është më e mira në Supelrigë.
Kalari: “Patjetër që e kam menduar, që kur e kam filluar futbollin, i kam kushtuar jetën këtij sporti, jam munduar që të jap gjithmonë maksimumi. Vjen një moment që duhet t’i thuash stop. Vjen një moment që për deri sa i ke kushtuar jetën si lojtar, do vazhdosh, se ka qenë profesioni jot. Unë jam i përgatitur, që me këta lojtarë që ka Partizani, janë nga më të mirët e kampionatit, në rolet që luajnë.”
Te Partizani përfliten disa emra për të marrë drejtimin, por i pyetur në lidhje me dëshirën e tifozëve për rikthimin e Gegës Bruno Telushi shprehet:
“Normalisht tifozët Gegën do kërkojnë, sepse ai është tifozi që nxori Partizanin kampion pas kaq vitesh, mendoj që pjesa e trajnerit i takon klubit, presidentit, dhe ai e bën zgjedhjen.”
Te Partizani ditët e sotme ka patur të reja edhe në merkaton në dalje. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me klubin e AIK për huazimin e Jasir Asanit, një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës. Mëngjarashi do largohet në janar, ndërsa do të jetë i disponueshëm deri në fund të dhjetorit.
Ndërkohë Tirana, që ashtu si Partizani është pa një trajner fiks, do të kërkojë në ‘Selman Stërmasi me Egbon në krye të marrë fitoren e dytë radhazi kundër Flamurtarit, që nga ana tjetër renditet i fundit.
Në Shkodër Vllaznia e dy fitoreve radhazi do të presë Kukësin e vendit të parë. Në prag të sfidës trajneri Mirsad Jonuz shprehet:
“Po është e vërtetë që po kalojmë një situatë të mirë, sidomos pas dy fitoreve të fundit. Duhet të kemi konsideratë të lartë për ndeshjen e nesërme dhe të viojmë të paktën deri në fund të këtij viti me fitoret.”
Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave do të jenë Bylis-Laçi dhe Luftëtari-Skënderbeu.