Java e arkitekturës italiane në Tiranë
Në GKA hapet ekspozita “Svicolando”

Java e arkitekturës italiane në Tiranë<br />Në GKA hapet ekspozita “Svicolando”
TIRANË - Dizanji Italian është prezantuar në Galerinë Kombëtare të Arteve përmes ekspozitës “Svicolando” që i kushtohet njërit prej themeluesve të dizajnit italian Vico Magistretti. Drejtori i galerisë se arteve Artan Shabani është ndalur në vlerat e dizanjit italian.
 
Kur themi dizajn kemi thënë Itali, kur themi Itali i kemi thënë të gjitha pra përfshihet moda përfshihet dizajni përfshihet kultura, ajo që sot bën një referencë të madhe sepse kultura është baza e civilizimit baza e historisë, baza e gjithçkaje. Kjo është një ekspozitë që në sensin estetik, në sensin historik flet shumë. Artan Shabani
 
Kjo ekspozitë vjen si një homazh për Vico Magistretti nën kujdesin e Institutit Italian të kulturës, Fondacionit Studio Museo Magistretti dhe Galerisë së Arteve Tiranë. Ambasadori italian, Massimo Gaiani i pranishëm në këtë ekspozitë e ka cilësuar atë si fillimin e javës së arkitekturës italiane në Tiranë.

“Dua të falenderoj Galerinë e Arteve dhe Institutin Italian të Kulturës për këtë ekspozitë që lançon atë që më pëlqen të quhet Java e Arkitekturës Italiane në Tiraneë. Duke nisur nga kjo e enjte do të kemi një sërë aktivitetesh për arkitekturën italiane në Tiranë për të vazhduar më pas me ekspozime të ndryshme të shtunën në ambientet e kryeministrisë, në Akademinë e Arteve, te Politekniku, te Rektorati si dhe gjatë Bulevardit. Kjo në mbështetje të Ministrisë të Kulturës dhe të Turizmit.”- u shpreh Gaiani.
 
Jo vetëm skica , dizenjo, fotografi dhe shënime por në këtë ekspozitë do të jenë të ekspozuar disa modele te krevateve, karrige tavolina e llamba.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në 29 dhjetor duke shënuar kështu dhe ekspozitën e fundit në galerinë e arteve për vitin 2014.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot