Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin e nisi javën e Europës nga Shkodra. Diplomatja e BE u shpreh në aktivitetin e organizuar në qytetin verior se do të promvojë cdo gjë të bukur të Shkodrës dhe Shqipërisë.
Vij nga një qytet që ka pasur marrëdhënie të gjata me Shkodren sikur është Dubrovniku, ne do promovojmë cdo gjë të bukur të Shkodrës dhe Shqipërisë. Me Voltanën (kryetaren e bashkisë) pamë cdo metër të këtij bregu liqenor duke imagjinuar cfare mund të realizojmë ketu. Shkodra është pjesë e projekteve që do financohen nga Bashkimi Europian
Romana Vlahutin
Një studente e pyeti ambasadoren nëse e meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri, qe sipas saj, udhëhiqet nga banda kriminale, ndërsa Vlahutin u përgjigj duke thënë se janë qytetarët ata që duhet t'u kërkojnë llogari atyre që kanë zgjedhur.
Unë jetoj këtu prej 5 vitesh dhe kam ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet. Populli shqiptar zgjedh qeveritë, dhe ju duhet ti shtyni të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi
Romana Vlahutin
Mbrëmë Vlahutin tha se shqiptarët e meritojnë integrimin, ndërsa politika duhet që të përmbushë standardet. Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave, ndërsa në fund të qershorit vendoset.