Nëse keni menduar se këto ditë kanë qenë të ftohta, gaboni. Java e fundit e janarit pritet të jetë me temperatura ekstrem të ulëta, ku në zonat e thella në veri dhe në juglindje do të shënojnë edhe vlerën - 17 gradë. Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja në një lidhje të drejtpërdrejtë në 'Studio Live' të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se e marta do të jetë dita më e ftohtë
"Presim ditë të ftohta, nga mbrëmja e së premtes deri të enjten apo të premten e javës tjetër. Temperaturat -17 gradë mund të shënohen në zona të thella në juglindje apo Kukës e Has. Temperatura të ulëta do ketë nga dita e diel, mesjava do shënojë vlerat më të ulëta. Në zonat e banuara vlerat më të ulëta do shkojnë deri në -13 gradë, Kukësi Bulqiza, fshatrat priten të zbresin edhe në -16 gradë. Edhe në bregdet do ketë vlera negative. Në kryeqytet do të shkojnë në -3 apo -4 gradë. Temperaturat maksimale nuk do kapërcejnë 6 gradë. Në zonat malore ngricat do jenë prezentë nga e shtuna dhe gjithë javën tjetër. Kulmi i temperaturave të ulëta do të jetë ditën e martë dhe të mërkurë", tha ajo.
Kushtet e motit do të pësojnë një ndryshim të lehtë nga e enjtja dhe e premtja e javës së kaluar, ku do të ketë një rritje të temperaturave me 1 apo 2 gradë.
"Ka një thyerje të enjten, të premten dhe të shtunën që do ketë një rritje, por do të jetë graduale, me 1 deri në 2 gradë. Në vlerë negative pritet i gjithë territori, zonat e ulëta, Shkodra, Berati, Gjirokastra pritet të regjistrojnë vlera -6. Nuk do jetë e gjithë java në këto temperatura, e marta do të jetë, në kryeqytet më pas temperaturat do të jenë në -1 apo -2 gradë", tha ajo.
E nëse prisnit dëborë, të paktën në kryeqytet, nuk do të ketë. Meteorologia tha se do të ketë reshje dëbore vetëm në veri dhe reshje të dobëta shiu në zonat perëndimore.
Qeveria ta shtyje edhe dy dite mbylljen e shkollave, edhe te enjte e te premte se do na semuren fëmijet ne klasa frigoriferike.
PërgjigjuDimri kthehet ne normalitet si ka qene
Përgjigju