‘Java e Italisë’ rikthehet në Shqipëri, ambasadori Bucci: Do ketë koncerte me të ftuar special! Veliaj: Më 1 qershor prezantojmë projektin për godinën e re të ambasadës italiane

Më 1 qershor në Shqipëri nis “Java kulturore e Italisë”. Një program me mbi 60 aktivitete në 7 ditë në disa qytetet të vendit.

Në ceremoninë e zhvilluar në rezidencën e Ambasadës italiane në Tiranë, ambasadori Fabrizzio Buçi, nënvizoi se më 2 qershor të dyja vendet do festojnë së bashku festën e Republikës së Italisë. 

“Festa e Republikës së Italisë do zhvillohet edhe këtu në shesh. Pizza Village dhe koncert me të ftuar special. Urojmë që kushtet atmosferike të jenë në krahun tonë. Miku ynë Erioni besoj i ka gati elementët logjistik të organizimit”.- u shpreh Bucci, ambassador i Italisë në Shqipëri.

“Sheshet do gumëzhinë, muzikë, kulturë, ekspozita dhe elemente të ekselencës italiane. Do jemi në Gjirokastër, Berat, Shkodër ku është restauruar konsulata italiane atje, në Vlorë dhe thuajse në të gjithë vendin”, tha Margariti.

Në çelje të Javës Italiane e Kulturës do të bëhet publik edhe projekti për godinën e re të ambasadës italiane në vendin tonë.

Duke theksuar se marrëdhëniet tregtare me Italinë kanë një peshë të rëndësishme për ekonominë, 35% ose 1/3 e të gjithe nivelit të tregtisë së jashtme, Veliaj i dha dhe një përgjigje kritikave të opozitës për binjakëzimet e Tiranës me disa qytete të Italisë.

“Janë 2 skuadra që po punojnë për maratonën e personave me aftësi ndryshe dhe ndeshjen sportive me gocat e Romës. Fokusi te e bukura, në 90 ishte te buka. Kjo është metamorfoza e kombit tonë nga ekzistenca te e bukura... -1/3 ose 35% e tregtisë që kemi me Italinë. Kjo tregon peshën e marrëdhënies ekonomike mes dy vendeve. - Së shpejti ambasadë e re Italisë në Shqipëri më 1 qershor prezantojmë projektin”, tha Veliaj.

Muzika, sporti, kuzhina, shkenca, opera, arkitektura dhe dizajni do të jenë vetëm disa nga vlerat italiane protagoniste të një udhëtimi që do të përshkojë Shqipërinë nga Veriu në Jug. Një program i ngjeshur me veprimtari ku mes të cilave vlejnë për t’u përmendur kremtimi i Festës së Republikës, grupi muzikor Planet Funk, Festivali i Shkencës, dita kushtuar Arbëreshëve, rikthimi i Pizza Village, maratona për autizmin si edhe vepra murale e realizuar nga Tellas si shprehje e miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë. Nuk do të mungojnë as mbrëmjet kushtuar teatrit, operës dhe muzikës me shfaqje në sheshe dedikuar Verdit-t, koncerti i instrumentistit të njohur të trombës, Paolo Fresu dhe shfaqja në kujtim të gjeniut Enio Morricone.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja