"Kjo javë e shtatorit është e ngarkuar. Kemi ekuinoksin, momentin kur dita barazohet me natën. Në këtë periudhë, Hëna kalon te Peshorja dhe do të jetë në ndikim me Neptunin, duke sjellë një lloj mjegullimi në situata të ndryshme. Marrëdhëniet familjare mund të tensionohen dhe mund të ketë më shumë nervozizëm e konflikte. Për këtë arsye, është e rëndësishme të tregoni kujdes dhe të përpiqeni të menaxhoni emocionet. Aktiviteti fizik dhe ushtrimet mund t’ju ndihmojnë të çlironi stresin dhe zemërimin", theksoi astrologia Denisa Shyle në "Rreze Dielli" në Report Tv.
Hëna e plotë do të jetë të shtunën. Ja si pritet të ndikojë kjo javë te secila shenjë e horoskopit:
Dashi
Keni një javë të ngarkuar përpara, si në familje, ashtu edhe në karrierë. Situatat mund të kulmojnë të hënën. Është mirë të fokusoheni te shëndeti juaj dhe ai i familjarëve, veçanërisht nëse keni fëmijë. Nga fundjava do t’i shihni më qartë zgjidhjet për problemet që mund të hasni në punë.
Demi
Këtë javë duhet të tregoni durim. Do të ndikoheni si në punë, ashtu edhe në aspektin sentimental. Mund të ndjeni dëshirën për të provuar diçka të re. Rikthimi i Shijonit në Dash do të ndikojë pozitivisht te ju. Megjithatë, bëni kujdes, sepse problemet e së kaluarës mund t’ju krijojnë pasiguri. Analizoni më mirë situatat dhe mos u nxitoni në vendimet tuaja.
Binjakët
Këtë javë do të fokusoheni te financat dhe mund të përballeni edhe me disa zhgënjime. Mund të ketë probleme në shoqëri dhe në jetën sociale, ndaj duhet të tregoni shumë kujdes për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur konfliktet.
Gaforrja
Kjo mund të jetë një javë e vështirë për ju. Do të jeni më impulsivë dhe mund ta keni të vështirë të vendosni se si të veproni. Kujdes, mos ndërmerrni veprime të nxituara dhe jepini vetes kohë për të menduar.
Luani
Jeni ndër shenjat që në këtë moment do të kenë më shumë pozitivitet. Kjo do t’ju ndihmojë t’i shihni më qartë situatat, si në punë, ashtu edhe në aspektin sentimental. Grindjet që keni pasur mund të fillojnë të ekuilibrohen dhe marrëdhëniet të përmirësohen.
Virgjëresha
Këtë javë do të fokusoheni te të ardhurat materiale. E dini tashmë rrugën që dëshironi të ndiqni, por bëni kujdes me shpenzimet. Harxhimet e tepërta mund t’ju krijojnë probleme, ndaj tregohuni më të kujdesshëm me financat.
Peshorja
Dy ditët e para të javës mund të jenë të vështira për ju, veçanërisht e marta. Krizat e brendshme dhe pasiguritë mund të jenë më të forta. Nga e mërkura pritet një përmirësim i gjendjes shpirtërore, si dhe i marrëdhënieve në punë dhe në familje. Kujdes me debatet. Në fundjavë mund të ketë një kulmim në lidhjet emocionale.
Akrepi
Mund të keni pasiguri në aspektin sentimental dhe të mos dini si të veproni. Kjo gjendje mund të ndikojë gjatë gjithë javës edhe në mirëqenien tuaj fizike. Megjithatë, në aspektin profesional priten ndikime pozitive dhe mundësi për përmirësim.
Shigjetari
Do të keni ndikim pozitiv në karrierë. Do të perceptoni më qartë se cilat janë pikat ku duhet të fokusoheni dhe si të vazhdoni përpara. Mund të angazhoheni në projekte të reja, por deri të shtunën analizoni mirë çdo hap. Mos u nxitoni, sepse mund të merrni vendime të gabuara.
Bricjapi
Kjo mund të jetë një javë e vështirë për ju. Mund të ketë nevojë për sqarime si në punë, ashtu edhe në familje. Mund të përballeni me disa kriza, por nëse i merrni situatat me qetësi, do të gjeni rrugëdalje.
Ujori
Gjatë kësaj jave do të keni ndikim pozitiv në çështjet sentimentale, por edhe në marrëveshjet që mund të realizoni. Mund të keni përmirësime edhe në aspektin financiar. Fokusohuni te gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe ju sjellin qetësi.
Peshqit
Jeni të fokusuar te të ardhurat materiale dhe te përmirësimi i situatës ekonomike. Kërkoni këshilla dhe ndihmë për të kapërcyer pengesat. Këto hapa mund t’ju ndihmojnë të krijoni një stabilitet të ri, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë familjar.









Komente
Komento