Java e letërsisë spanjolle
në Ditën e Librit

Java e letërsisë spanjolle<br />në Ditën e Librit
Në çdo 23 Prill, që nga viti 1930, në Spanjë organizohet një lexim publik i kryeveprës së Miguel De Cervantes, “Sojliu Mendjelehtë Don Kishoti i Mançës”. Ambasada e Spanjës në Shqipëri i bashkangjitet kësaj iniciative duke organizuar sot në orën 11:00 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës leximin publik të kësaj vepre.

Njëkohësisht në këtë aktivitet do të shpallen edhe fituesit e “Konkursit të Krijimit letrar 2014” ideuar enkas për këtë event. Në datën 24 Prill, në orën 11:30 në sallën Unesco të Muzeut Kombëtar, Kirmen Uribe Urbieta, paraqet nga Vizcaya (Spanjë) librin e tij “Bilbao, Nju Jork, Bilbao”, të përkthyer deri tani në 14 gjuhë.

Prezantimi i librit realizohet ne bashkëpunim me shtëpinë botuese Toena. Aktiviete do të ketë edhe në orën 19:00, në sallën Black Box në Universitetin e Arteve, si dhe do të organizohet “E Premtja e Filmit Spanjoll” në bashkëpunim me Akademinë e Filmit dhe Multimedia Marubi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj