Kjo mund të jetë java e titullit për Tiranën. Duhet një kombinim rezultatesh por bardheblutë mund të festojnë që këtë fundjavë. Sot në orën 17:45 luhen dy ndeshjet e para të javës së 34-të të Superligës ku Tirana nuk duhet të gabojë ndaj Flamurtarit të rënë një kategori më poshtë. Bardheblutë janë katër pikë larg Kukësit dhe fitorja sot i çon në 7 pikë diferencë.
Atëherë Tirana do të bënte tifo për Vllazninë. Nëse kuqeblutë të dielën mundin Kukësin Tirana do të shpallej kampione e Shqipërisë pas 11 vitesh dy ndeshje nga fundi. Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo në Gjirokastër ku Luftëtari pret Skënderbeun/ Përgatiti Andi Kapxhiu.