Java Europiane e Lëvizjes “ndalon”
në Pukë, festohet me këngë e valle

Java Europiane e Lëvizjes “ndalon”<br />në Pukë, festohet me këngë e valle
PUKE- Java Europiane e Lëvizjes, një aktivitet i përvitshëm që organizohet në të gjithë Europën, këtë vit në Shqipëri u zhvillua në rrethin e Pukës  ku krahas ecjeve në natyre, u zhvilluan dhe veprimtari promovuese të turizmit malor, atij historik dhe kulturor. Vallet karakteristike të zonës, por dhe vizitat në Muzeun Etnografik, shkollën muze “Migjeni”, si dhe ecjet në natyrë kanë qenë disa prej aktiviteteve të zhvilluara në Pukë në kuadrin e Javës Europiane të Lëvizjes, të cilat janë finalizuar më një drekë me ushqime bio e prodhime të zonës.
 
Java Europiane e Lëvizjes është një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komiteti Olimpik Kombëtar dhe Federata Shqiptare e Sportit. Ajo synon mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e vlerave eko-turistike të zonave të ndryshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital