Java Europiane këtë vit pritet të vijë ndryshe në Shqipëri, ku përveç aktiviteteve të shumta, tashmë të përviçme në këtë javë, këtë vit do të ketë edhe një konkurs midis gjimnazistëve në të gjithë vendin. Këtë e konfirmoi Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha në një aktivitet pë prezantimin e kësaj nisme në një nga gjimnazet e Tiranës. Ajo tha se një grup pune do të bëjë korrigjimin e Quitz-eve dhe 5 nxënësit  më të mirë, do të dërgohen për një udhëtim në Bruksel, kryeqendrën e Bashkimit Europian.

Qëllimi i Javë Europiane është nxitja e të rinjve për të marrë sa më shumë informacion mbi  Bashkimin Europian dhe përfshirjen e tyre në procesin e integrimit.

Ndërkohë, e pranishme në këtë aktivitet, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, duke i inkurajuar të rinjtë që ti kushtojnë sa më shumë rëndësi edukimit u është drejtuar duke u thënë se ata janë liderët e ardhshëm të Shqipërisë. “Ju duhet të mësoni dhe të jeni më të mirët pasi vendi juaj ka nevojë për ju për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Jeni ju liderët e ardhshëm të Shqipërisë””, tha ambasadorja Vlahutin.
gjosha

 
 Më poshtë fjala e plotë e Ministres Klajda Gjosha

“Për mua është emocion dhe kënaqësi dyfish që jam sot me ju. E para sepse jam krenare që jam një ish nxënëse e shkollës “ Ismail Qemali”, një shkollë me kaq vlera dhe që ka qenë gjithmonë ndër gjimnazet më me emër jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Ne zgjodhëm sot të prezantojmë një konkurs që besoj do t’i afrojë më shumë të rinjtë me procesin e integrimit. Është një konkurs që do të organizohet me rastin e  javës europiane që finalizohet në 9 maj”, tha Ministrja Gjosha. Ministrja sqaroi se bashkë me Delegacionin Europian është  përgatitur një kuiz me 50 pyetje. Quiz-in “Të njohim Europën”, nga sot do ta gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Integrimit Europian. Të gjithë nxënësit e interesuar të gjimnazeve do të mund të plotësojnë këtë kuiz dhe deri në datën 2 maj, mund të nisë përgjigjet në një adresë të posaçme që ne kemi hapur për të marrë këto përgjigje”, tha Ministrja Gjosha. Fituesit do të qëndrojnë për disa ditë në Bruksel, pasi ne mendojmë se të rinjtë duhet t’i shohin nga afër institucionet europiane, në mënyrë që interesi dhe informacioni për Europën të jenë gjithnjë në rritje, dhe veçanërisht për hapat që Shqipëria po hedh në procesin e integrimit”, tha Gjosha.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)