Java evropiane e mbetjeve, IEBV tryezë të rrumbullakët për ndërgjegjësim! Përfaqësues të pushtetit lokalë dhe profesorë njihen me projektin në Sharrë

Në javën Evropiane të mbetjeve, Integrated Energy organizoi një tavolinë të rrumbullakët me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbetjeve, por dhe nxjerrjen në pah të problemeve. Pjesëmarrës nga fusha të ndryshme vlerësuan këtë inciativë të  shoqërisë  IEBV

Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbetjeve, si dhe nxjerrjen në pah të problemeve që hasen në këtë sektor, Integrated Energy,organizoi në javën Evropiane të Mbetjeve një tavolinë të rrumbullakët. 

Përfaqësues të pushtetit lokal dhe vendor që kanë rol kyç në menxhimin e integruar të mbetjeve dhe përfaqësues nga bota akademike nga Fakulteti Politeknik dhe ai Bujqësor,u njohën në mënyrë të detajuar me projektin që po zbatohet në Zonën më të madhe te Trajtimit të Mbetjeve në vend, në Sharrë.

“Ky është një nga takimet më të mira mendoj dhe që shpresoj shkojë më tej për sa i përket çështjes së  menaxhimit të integruar të mbetjeve”.

“Po flas me Tiranën por edhe në zonat e tjera që po përqendrohen dhe duhet të përqendrohen mbetjet në një kompani të specializuar për trajtimin dhe përpunimin e tyre që gjithë këto pasoja të ndotjes së ambientit dhe ajërtit të reduktohen”.

“Ky është një shembull që duhet të ndiqet jo vetëm nga Tirana, por edhe zonat e tjera”.

Pjesëmarrësit vlerësuan këtë iniciative të shoqërisë  IEBV si mjaft të domosdoshme për krijimin e këtij networku, që ndihmon për të formuar komunitete për mirë menaxhimin e mbetjeve.

“Kontributin e IntegratedEnergy doja ta përgëzoja për këtë tryezë. Ky problem për Tiranën është i zgjidhur”, tha profesori, Seit Shallari.

“Kujtojmë landfillin e vjetër të Sharrës Kur digjeshin mbeturina dhe ato gazrat toksike mbërrinin deri në qendër të Tiranës, sot situate është komplet ndryshe”, u shpreh Dekani Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, Ilir Kristo.

“Duke parë situatën se si ka qenë dhe si është tani në qytetin e Tiranës mund të themi me bindje të plotë se ka filluar dhe po përmirësohet: tregoi profesori  Oltion Marku.

Në fund të takimit pjesëmarrësit bënë një vizitë edhe në zonën e sharrës ku u njohën nga afër me gjithë etapat e projektit të menaxhimit të mbetjeve.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë