Java Kulturore e Francës / Shfaqja ujore "Fous de Bassin" nga trupa teatrore Ilotopie, vjen me 15 dhe 16 Maj tek Liqeni

Java Kulturore e Francës në vendin tonë do të jetë nga data 13 deri më 19 maj, me një larmishmëri aktivitetesh ku përfshihen koncerte, ekspozita, shfaqje, kulinari, lojëra dhe shfaqje cirku.

Por e veçanta e Javës Kulturore të Francës do të jetë patjetër edhe shfaqja ujore dhe piroteknike "Fous de Bassin" e cila vjen në datat 15 dhe 16 maj nga Ilotopie, trupa e mirënjohur e teatrit bashkëkohor në Francë.

15 artistë do të performojnë në ujë, në Liqenin Artificial të Tiranës dhe gjithçka do të jetë falas për publikun.

 Shfaqja fillon në orën 20:00 dhe për 50 minuta, qytetarët do të ketë mundësinë të shijojnë muzikë origjinale, kostume dhe dekorime mbresëlënëse, të pa realizuar ndonjëherë në vendin tonë.

“Fous de Bassin” e cila organizohet nga kompania teatrore Ilotopie, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma.

Por aktivitet që janë menduar për Javën e Francës, e cila vjen në kuadër të programit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, të cilat kanë nisur edicionin e tyre të tretë dhe zgjasin deri në nëntor, nuk përfundojnë këtu.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu