Java kulturore meksikane/ Inagurohet skulptura Alebrije ‘Fëmija Monarka’, simbol i miqësisë mes dy vendeve

50-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Meksikës është shenjuar përmes një skulpture të krijuar me këtë rast. Vepra e artit u inaugurua në kuadër të Javës Kulturore Meksikane.

Alebrije - “Fëmija Monarka” titullohet skulptura e inauguruar në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, me rastin e 50-vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Shqipërisë dhe Meksikës. Vepra konsiston në krijimin e një skulpture që përfaqëson një dhi shqiptare dhe një flutur shtegtuese monarke. Vepra ka për qëllim të simbolizojë miqësinë mes dy vendeve përmes dy elementëve të faunës së tyre. Dekori i saj është realizuar me ngjyra akrilike dhe përfaqëson disa motive nga traditat e të dy vendeve, si elemente të artizanatit e xhubletës shqiptare, sipas interpretimit të artistit Ricardo Macías dhe qëndisja Otomi meksikane.

 “Meksika është një shtet i ri që i është bashkuar Javës Kulturore dhe jemi të lumtur që e kemi. Me Meksikën na bashkon trashëgimia e pasur kulturore por edhe çështja e emigracionit”, është shprehur Irena Prici, drejtore e politikave të zhvillimit të kulturës.

“Mënyra më e mirë për të afruar dy popuj është aspekti kulturor, që jemi shumë të lumtur që po e sjellim dhe e celebrojmë në këtë javë. Inagurimi i skulpturës Alebrije- 'Fëmija Monarka' është bërë në kuadër të Javës Kulturore Meksikane”, tha Hektor Alcantara, Atashe kulturor i Meksikës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën