Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të
Javier Zanetti dhe Joshua Zirkzee
Kampionët e freskët të Serie A, Interi është në kërkim të elementëve të rinj dhe një prej objektivave duket Joshua Zirkzee, sulmuesi 22-vjeçar i Bolognas. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Javier Zanetti, zëvendëspresidenti dhe legjenda zikaltër.
"A është Zirkzee një objektiv? Zirkzee është një kampion i madh. Po flasim për një lojtar të ri, të talentuar, inteligjent, fizikisht shumë të fortë. Dikush i tillë do të ishte i dobishëm për çdo ekip të madh që synon qëllime të rëndësishme. Nëse paraqitet një mundësi e rëndësishme, ndoshta mund të mendojmë në lidhje me të.
Çfarë sulmi do të ishte me Lautaro Martinez dhe Thuram? Zirkzee, Lautaro dhe Thuram janë tre sulmues të rinj, të fortë që të japin qetësi.
A do të forcohet ky Inter në tregun e transferimeve? Nëse lindin mundësi që trajneri i konsideron të rëndësishme për të vazhduar rritjen e ekipit tonë, ne do ta bëjmë këtë", tha Zanetti mes të tjerash.
Zirkzee, holandezi i sulmit këtë sezon ka luajtur 32 herë në Serie A dhe ka shënuar 11 gola, me djaloshin që kërkohet nga shumë klube të mëdha. Verën e 2022 Bayern Munich e shiti djaloshin për 8.5 milionë euro te Bologna, ndërsa vlera e tij sot në treg është 40 milionë euro. Veç Interit, interes të shtuar për të ka treguar edhe Juventusi.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli i Interit dhe i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
Zyrtare/ Joshua Zirkzee, lojtar i ri i Manchester United
14 Korrik, 21:57
-
Inter, Marotta njofton rinovimin e Inzaghit: Ka firmosur deri në vitin 2026
12 Korrik, 17:19
-
Fëmija që u burrërua nga futbolli! Në Itali nderojnë Kristjan Asllanin, të gjithë banorët në shesh
8 Korrik, 19:38
-
Zyrtare/ Interi shton rivalitetin në mesin e fushës, Piotr Zielinski: Krenar që vishem zikaltër
7 Korrik, 11:20
-
Tashmë është zyrtare! Juventus prezanton Thiago Mottan, italo-braziliani shpreh ambicien për t'i bërë tifozët të lumtur
12 Qershor, 19:21
-
Zyrtare/ Lëvizje trajnerësh në Serie A, Bologna prezanton Italianon! Igor Tudor braktis Lazion pas 3 muajsh
5 Qershor, 17:04
-
Marotta, presidenti i ri i Interit! 'Oaktree' i beson postin administratorit sportiv: Emocion i fortë, fjalët po bëhen vepra
4 Qershor, 12:43
-
Ndërlikohet rinovimi, kapiteni rrit kërkesat ndaj Interit! Klubi brazilian shndërrohet në 'market', Broja drejt Monaco-s
31 Maj, 12:23
-
Renditja/ Atalanta largon Romën nga Champions League, Empoli mbijeton në limite! Inter dhe Napoli barazojnë në javën e fundit
26 Maj, 22:45
-
Bologna hap fals, Genoa e mposht 2-0! 'Hirushja' e mbyll Serinë A në vendin e 4-t, 'buzëqesh' Juvja
24 Maj, 22:49
-
Sezoni historik, Thiago Motta e mbyll me Bolognan! Pritet zyrtarizimi te Juventusi
23 Maj, 13:44