“Jazz & Wine, International Festival Albania 2014

Mbrëmjen e 5 shtatorit në qytetin e Beratit ka çelur siparin edicioni i parë i festivalit "Jazz e Wine, Interantional Festival Albania 2014?.
Nga  ambjentet e Muzeut Etnografik si dhe atij Onufri, nën sloganin "Kulturat e mëdha nuk kanë nevojë të shfaqen në Metropole", të prof.dr - Vasil Toles, edicioni i parë i një "Dialogu Kulturor Festiv" ka nisur nga një djep i lashtë si Berati.

Aktiviteti i ideuar dhe drejtuar nga  artistja Eda Zari, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, nëpërmjet verës, muzikës dhe ushqimit, ka si qëllim të promovojë në dy mbrëmjet e zhvillimit të festivalit (5 dhe 6 shtator) vlerat e trashëgimisë kulturore, materiale dhe jomateriale, si dhe të sensibilizojë komunitetitn mbi trashëgiminë materiale lidhur me monumentet e kulturës, të cilat janë një pasuri e përbashkët, te cilave u duhet kushtuar vemëndje dhe mbrojtje.

Organizatorët mendojnë se këtu nis rrugëtimin një festë e verës (në formën e një Panari) dhe i muzikës jazz në këtë qytet, festival që me lartëpamësi ata dëshirojnë të kthehet në një ritual të përvitshëm në një qytet tjetër të Shqipërisë.
Jo rastësisht është zgjedhur qyteti i Beratit si vëndi për t'u zhvilluar evenimenti, pasi ky qytet  ka një rëndësisë historike dhe kulturore në botë, i cili  është vleresuar edhe si "Trashëgimi Botërore" nga UNESCO.
Ky qytet gjithashtu, është i pasur në art, muzikë, kulturë, kuzhinën tradicionale, kulinarinë e verës dhe është mbartës i plot miteve e legjendave të popullit shqiptar në shekuj. Edicioni i parë manifeston ngjizjen  e elementëve të dy botëve magjike muzikale që nga UNESCO janë titulluar "Trashëgimi Botërore", siç janë muzika Jazz ashtu edhe iso polifonia jonë, e cila më 5 nëntor 2014, feston edhe përvjetorin e 9-të të marrjes së titullit "Kryevepër e paprekshme e trashëgimisë gojore nga UNESCO.

Ky festival, i pari i këtij lloji në Shqipëri, do të vazhdojë dialogun e nisur me vendet amë për një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshem, duke hulumtuar vlera të spikatura kulturore muzikale dhe zhvilluar ato për brezat e rinj.

Jazz&Wine do të prezantojë shembujt e mirë të stileve muzikore dhe trajtime të reja artistike, sjellje të performacave të bandeve ku muzikalisht kanë gjetur paralele stilistikore me etno elementët vokale dhe instrumental me kulturat e huaja.
Një nga synimet e festivalit është ringjallja e muzikës Bizantine (himne të Jan Kukuzelit) duke e bërë kompatibël me tingullin modern dhe aktual të kohës, duke i ruajtur origjinalitetin, por dhe manifestuar vlera të lashta muzikale të kulturës sonë për një publik më të gjerë dhe atij të huaj.

Një ndër arsyet kryesore për ta nisur këtë edicion internacional kulturor në Berat, është sensibilizimi qytetar ndaj vlerave të rralla historike e muzeale që ky qytet trashëgon brez pas brezi dhe për t'ju lënë brezave vlerat reale të tija. /ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan