Prej disa vitesh, Ledri Vula po shijon historinë e dashurisë me Sara Hoxhën, me të cilën gëzojnë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Sara Hoxhës i drejtuan disa pyetje për marrëdhënien me Ledrin por zgjodhi që cdo gjë ta kalojë me sportivitet pa u shqetësuar edhe për ironinë që përdornin.
E pyetur nëse mendon se njihet vetëm për shkak të Ledrit, Sara tha: “Jo vetëm që e mendoj por është fakt dhe e di shumë mirë!”
Një tjetër ndjekës shkruan:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike?”
Dhe Sara nuk ka ngurruar t’i përgjigjet duke i dhënë edhe një sqarim.
“Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.”– shkruan Sara në Instastory.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)