Sulmuesi i Danimarkës, Nikolai Jorgensen, është bëjë objekt fyerjesh dhe kërcënimesh me vdekje, pasi humbi një nga penalltitë që eliminoi Danimarkën nga Botërori.
Në postimet e fundit në Instagram të sulmuesit gjenden kërcënime të mirëfillta si “vdekje për Jorgensen”, apo “ke shkatërruar gjithçka, je i mbaruar”.
Situata ka dalë jashtë kontrollit aq sa është dashur që të ndërhyjë edhe federata daneze.
“Shoqëria jonë nuk mund të pranojë asnjëherë kërcënimet me vdekje. Qofshin ato për yje të Botërorit, politikanë apo persona të tjerë. Kjo është totalisht e papranueshme dhe e pahijshme. Do të denoncojmë gjithçka në polici për t’i dhënë fund kësaj çmendurie”, shkruhej në njoftimin për shtyp.
Qen qe lehin kot, prej tyre ka 100 vjet jete.
Përgjigju