Je i vdekur! Gjermani kërkon 25
mijë € dëmshpërblim nga kosovari

Je i vdekur! Gjermani kërkon 25<br />mijë € dëmshpërblim nga kosovari
Gjermani Wellner Kohler dhe kosovari nga Likovci i Skenderajt, Bekim Hamza, do të përballen të hënën nga ora dhjetë, për të dytën herë, para organeve të drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kësaj radhe, kosovari Hamza që u dënua nga shteti gjerman për mashtrimin e Kohlerit dhe dëmtimin e tij për 550 mijë euro që detyrohet t'ia kthejë, do të ulet në bankën e të akuzuarit për kërcënim me jetë të tij.

“Je njeri i vdekur”, kështu thuhet t'i ketë thënë Bekim Hamza – Wellner Kohlerit sipas aktakuzës që ngriti Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Gjermani i bindur se do të fitojë rastin, meqë thotë se ka prova që Hamza e kërcënoi me jetë, tha se do të kërkojë plot 25 mijë euro dëmshpërblim për këtë. “Këtë kërkesë tani ia kam dorëzuar me shkrim Gjykatës në Prishtinë”, tha Kohler, i cili të dielën ka mbërritur në Prishtinë për t'u përballur me Hamzën në Gjykatë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’