‘Je i vdekur’, mediat e Beogradit: Kërcënohet Presidenti Aleksandër Vuçiç

‘Je i vdekur’, mediat e Beogradit: Kërcënohet Presidenti Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka marrë një kërcënim me vdekje në Instagram. Kështu raportojnë mediat vendase. Nikola Svetozarevic ka publikuar në ‘Instagram’ një video duke bërë thirrje për vrasjen e Vuçiç. Nikola Svetozarevic prezantohet në rrjetin social si aktor dhe kompozitor.

Ai ka publikuar fotografi të kosës, që sipas medias serbe B92 simbolizon vdekjen, me përshkrimin “Për Aleksandër Vuçiç”, të shoqëruar gjithashtu me një këngë të titulluar “Je i vdekur”.

“Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vijë te dera”, është teksti i kësaj kënge.

Sipas raportimeve, Prokuroria në Beograd ka urdhëruar organet e sigurisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, për ta identifikuar autorin që kërcënoi presidentin.

“Kërcënimet skandaloze me vdekje ndaj Presidentit të Republikës nuk do të tolerohen dhe do të sanksionohen në përputhje me ligjin”, tha prokurori i lartë publik në Beograd, Nenad Stefanovic.

Postimi në Insagram

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar