Gazetari Fatos Mahmutaj, nga Belgjika komenton për Report Tv goditjen e organizatë kriminale të Suel Çelës si edhe dosjen e SPAK ku tregohen lidhjet e kësaj bande me drejtësinë, por edhe me gazetarë. Një prej tyre edhe gazetari Artan Hoxha, i cili akuzohet si anëtar i kësaj organizate kriminale dhe për korrupsion pasiv në sektorin privat. Fatos Mahmutaj e konsideroi këtë si tepër të rëndë në gazetarinë shqiptare.
Nga eksperienca e tij, në emisionin ‘Studio Live’, Mahmutaj tregon se si Elbasani nga një qytet i qetë u kthye në një bazë për përplasjet e përgjakshme të bandave, që thekson se kanë marrë dhjetëra jeta. Gazetari Mahmutaj thotë se Elbasani ka dalë nga kontrolli dhe kemi arritur më pikën që bandat kriminale i kanë shtrirë tentakulat nga drejtësia deri te gazetarët kryesorë të kronikës, duke përgatitur edhe skaletat e emisioneve si rasti i ‘Opinion’.
“Gazetarinë e kam nisur në Elbasan, student dhe gazetar gjatë viteve të universitetit Qytetin e Elbasanit e njoh. Në ato vite ka qenë një nga qytetet më të qeta në Shqipëri, fundi ‘97 deri në fund të 2001. Sot Elbasani ka dalë nga kontrolli, nuk kemi të bëjmë vetëm me krimin, krimi tentakulat i ka shtrirë në drejtësi, arrin deri të gazetarët e qendrës, Tiranës. Kemi rastin e dy kolegëve Hoxha dhe Qyno që falë dosjes së SPAK u bënë publike lidhjet e tyre, qoftë me Suel Çelën dhe anëtarë të tjerë të bandës”, thotë Mahmutaj për Report Tv.
Sa i takon rastit të gazetarit Hoxha, Mahmutaj thotë, referuar edhe dosjes së SPAK, se është paguar nga grupi i Suel Çelës për të manipuluar informacione. Dhe kjo është sipas tij për profesionin e gazetarit është ngjarja më e shëmtuar në këtë histori, shitja e informacioneve me paratë e bandave. Të papranueshme e quan edhe episodin tjetër në dosje, ku SPAK thotë se Artan Hoxha në bashkëpunim me Suel Çelën inskenuan një kërcënim ndaj vetë gazetarit Hoxha, të cilin më pas ai e tha edhe live në studion e ‘Opinion’ teksa i ftuar ishte edhe kryeministri Rama.
“Më e keqja në këtë histori ishte shitja e informacioneve me para, bërja e korrupsionit dhe madje nga dosja kemi parë që kemi dy apo tre gjëra të papajtueshme me profesionin e gazetarit. Kemi rastin kur një prej kolegëve arrin deri aty sa të marrë para nga grupet kriminale të Elbasanit për të mbyllur lajmet e kolegëve të tjerë, për të keqinformuar. Kemi rastin e Artan Hoxhës, që ka marrë para për të manipuluar informacionet e kolegut Flamur Vezaj. Është paguar nga grupet e Elbasanit që këta të mos vazhdonin më tej me publikimet e tyre. Kemi inskenimet me kërcënime. Kisha dëgjuar që kolegë gazetarë kanë inskenuar situata për të përfituar azil politik jashtë shtetit. Në momentin që inskenimi shkon deri atje sa shkohet me telefon te organizata kriminale rivale, këto gjëra janë të jashtëzakonshme, janë të papranueshme, nuk e di ca ka mbetur më pa bërë”, tha Mahmutaj.
E gjithë këtë histori gazetari Mahmutaj e krahason me një film Hollywood-i.
“Në një situatë të tillë është një film i Hollywood që flet për një gazetar i cili për arsye korruptive i bënte presion mafiozëve lokal dhe përfundoi shumë keq. Këta lloj njerëzish e degjenerojnë profesioni ne tyre të gazetarit. Gazetarët të paktën gazetarët nuk porositën vrasje si gjykatësja, ajo kaloi nga ekstremi në ekstrem. Gazetarët publikonin, ngatërronin situatat, kaq ishin. Publikimet tyre janë turp e faqe zezë për vetën e tyre”, vijoi Mahmutaj.
Gazetari Fatos Mahmutaj i ftuar në Report Tv foli edhe për plagosjen e tij gjatë protestës së 21 janarit. Duke komentuar dosjen e Suel çelës dhe lidhjet e tij me gazetarët, Fatos Mahmutaj tregon edhe nga eksperienca e tij personale se si u ka thënë stop manipulimeve, sidomos rastit të 21 janarit që bëri shumë bujë dhe e gjithë ‘makineria’ shtetërorë me në krye Berishën u përpoqën ta manipulojnë si ngjarje.
Mahmutaj tregoi momentin kur kishte shkuar të bënte ekspertizën e dorës pasi u plagos me plumb dhe thotë në emisionin ‘Studio Live’ se iu bë shantazh nga sheshi i Mjekësisë Ligjore. Por, ai tregon edhe si reagoi, duke marrë në telefon zv.prokurorin e Tiranës në sy të shefit të Mjekësisë Ligjore, i cili po i thonte se “je plagosur nga afër, je plagosur me çadër” në përpjekje për të manipuluar ngjarjen.
“Tentativat për të manipuluar ishin me atë lloj shantazhin e parë, nëse e ha presonin atëherë duhet të ngremë vlerën e pagesës etj. Unë që në fillim fare i bëra ballë dhe i thash ‘stop’. Nuk lejova që askush të manipulonte çështjen time. Që në fillim kur shefi i mjekësisë ligjore më tha a je goditur nga afër nga protestuesit, i thash nuk kam ardhur këtu për të më sqaruar t’i këtë. Nxora telefonin në zyrën e tij dhe mora zv.prokurorin e Tiranës në telefon dhe i thash jam në këtë institucion dhe po më bën presion të tillë. I thash erdha për të bërë ekspertizë, jam plagosur apo jo me plumb dhe po më thotë të kanë qëlluar nga afër, me thikë, me çadër, me çekiç, ca gjëra që s’ka lidhje fare me këto gjëra që jam thirrur. Telefoni ishte me zë të lartë dhe prokurori më tha eja bëj kallëzim penal. Pra, që në këtë moment i ndërpreva të gjitha rrugët. Nuk i lejova asnjë lloj hapësire, qoftë për të negociuar, korruptuar apo pranuar shantazhin. Pastaj, për 21 janarin kam pasur shantazhe që nga momenti i plagosjes ato janë publike”, tha Mahmutaj në Report Tv.
Gazetari Fatos Mahmutaj duke komentuar dosjen e Suel Çelës në Report Tv ndalet edhe tek rasti i ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe lidhjet e saj me këtë organizatë kriminale. Mahmutaj thotë se zgjidhi rrugën më të pisët të mundshme, aq sa porositi edhe vrasjen e një gazetari, referuar dosjes rasti i Saimir Kodrës.
"Kemi gjykatësen. Kam qenë gazetar i gjyqësorit. Gjykatës të tillë që tejkalojnë këto lloj caqesh burgun e kanë pak. Ajo zgjodhi rrugën më të pisët të mundshme, u kërkoi kriminelëve të Elbasanit, që dihet se kanë bërë krime. Janë varë dhjetëra njerëz si shkak i përplasjeve. U kërkoi ndihmë kriminelëve për të vrarë një gazetar dhe një avokat. Këta të dy i ka ruajtur zoti. Policinë e kishin kapur, gjykatën po, mediat talleshin, derisa arrinin të bënin edhe skaltetat e emisioneve qendrore të televizioneve në Shqipëri Ngriheshin dallgë në një gotë ujë dhe merreshin njerëzit gjithë ditën me këto lloj historish", tha Mahmutaj në Report Tv.
Artan Hoxha, bubuzheli i qelbur
Përgjigju