Foto: Idajet Beqiri
Në një intervistë për Report Tv avokati Idajet Beqiri dhe Arbër Hoxha paralajmërojnë kallëzim penal ndaj Kalasë për atë që e quajnë kallëzim të rremë ndaj 3 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
“Në këtë vend ata që s’kanë haber bëjnë çudira se nuk mbajnë përgjegjësi. Është një shoë që nuk ka asnjë lloj efekti në fushën juridike jo e jo. SPAK sa ta marrë kallëzimin nuk do ta regjistrojë fare por do ta kthejë me një mosfillim duke përdorur argumentin më normal që nuk ndërhyn askush në vendimmarrjen e gjykatave. Argumentet që recitonte Kalaja është absurde, nuk ka lidhje fare me të drejtën penale. Kalaja nuk është juriste është ekonomiste. Nuk përfaqëson një çështje as civile, e as penale.
Nuk të merr kush avokat kur s’ke haber e je zero me xhufkë. Por fatkeqësia jonë është që opozita e mban si eksperte ligjore, prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe sa s’ka burrë nëne që të dalë nga skëterra ku e ka future veten. Ai është kallëzim penal i rremë. Jam i bindur çdo lloj gjykate prokurorie kur të analizojë deklarimet që ka bërë do e nxjerrë të papërgjegjshëm. Një person I papërgjegjshëm nuk merret as në procedim penal por çohet për tu vizituar"
Hoxha shkon më tej duke paralajmëruar Kalanë se me këtë veprim absurd rrezikon dhe të merret vetë ajo në procedim penal
"SPAK mund ta marrë Kalanë për kallëzim të rremë, sepse kallëzimi nëse përmban të dhëna që nuk i përshtaten realitetit objektiv patjetër që kushdo që ushtron kallëzim mund të marrë përgjegjësi penale. Pra në rastin më të mirë mund të jetë një mosfillim në rastin më të keq mund të jetë procedim penal për kallëzim të rremë. Pasi të thuash që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë janë të korruptuar minimalisht ke bërë shpifje, maksimalisht ke bërë kallëzim të rremë”
Lajmi kryesor:
PD kallëzoi 3 gjyqtarët që urdhëruan rihapje e vrasjeve të 21 janarit! Reagojnë avokatët: S'ka bazë ligjore e bëjnë për presion! Berisha në shtator thirret në SPAK
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
9%
-
Shëndet
71.6%
-
Mirëqënia
19.4%
Vota total: 542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor 2024, 22:18
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Sali Berisha i cilëson vrasjet e '21 Janarit' e 'Gërdecit' si 'gabime': Rikthimi i tretë do të jetë më i suksesshëm, harrojeni ç’kam bërë dikur
7 Dhjetor 2024, 15:31
-
Ylli Pata: Pse Berisha nxjerr në podium 'Mis Tritolin' ndaj Ambasadës amerikane?
4 Dhjetor 2024, 20:25
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!
2 Dhjetor 2024, 19:12
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor 2024, 19:01
-
Hetimet për 21 janarin, ish-ministri i Brendshëm Basha: Në dispozicion të SPAK, frikë duhet të kenë ata që shkelën ligjin
7 Nëntor 2024, 10:03
-
21 janari/ SPAK pyet ish-deputetin e PS, Arben Çuko: Janë vrarë 4 veta, ngjarja s’mund të lihet në harresë
4 Nëntor 2024, 11:00
-
Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 09:41
-
Ishte në SPAK për 21 janarin, Xhemal Qefalia tregon në 'Studio Live' çfarë u tha hetuesve: Jam i bindur që ndëshkimi për përgjegjësit e 4 të vrarëve do të vijë
31 Tetor 2024, 18:17
-
Dosja e ’21-Janarit', SPAK pyet deputetin e PS, Xhemal Qefalia, një prej organizatorëve të protestës: U pyeta si protestues, shpresoj të zbardhet
31 Tetor 2024, 09:32