Misioni i kësaj shkolle është përmirësimi cilësor i jetës së nxënësve nëpërmjet zhvillimit maksimal të aftësive mendore fizike e speciale. Mësuese e tyre përpiqen që ti përgatisin fëmijët me shprehi të domosdoshme praktike për të qenë sa më të pavarur në jetën e përditshme.
Kamera jonë vizitoi çdo ambient të kësaj shkolle, për të treguar punën e madhe që punonjësit kryejnë. Në fillim shkuam në disa prej klasave ku jepej mësim në të cilat fëmijët mësoni të shkruanin, të lexonin apo të merreshin me aktivitete të ndryshme që i ndihmojnë ata të zhvillohen.
Në shkollën speciale "Luigj Gurakuqi", tashmë të rikonstruktuar është vendosur salla e perceptimit, ku janë të instaluara pajisje modern të cilat zhvillojnë aftësitë psiko-motorë të fëmijëve.
"Në shkollën tonë është hapur një dhomë e re që dot ofrojë shërbimin psiko- motor, ne nuk i kemi profesionistët, por jemi duke zhvilluar në bashkëpunim dhe me personat psiko-citronë të ardhshëm nga shtete të tjera siç kemi qenë në bashkëpunim këtë javë me psikocitrenë zvicerianë. Qëllimi i kësaj dhome është që të ofrojë një shërbim të ndërmjetëm midis fizios dhe psikologjisë.
Çdo gjë do të nisë nga trupi i fëmijës, hyrje që realizohet kryesisht nga fëmijët që kanë probleme në njohjen e skemës trupore, në orientimin në hapësirë dhe për fëmijët që kanë probleme të hiper aktivitetit dhe fëmijë që kanë probleme të zhvillimit mendor. Ideja është që duke u nisur nga trupi jonë ne të zhvillojmë gjendjen emocionale, psikike të fëmijës. Me pas kemi dhe dhomën e stimulimit dhe këtu punohet me stimulimin shqisor.
Kemi shqisën e syrit, fëmija shikon dhe më pas fëmija hyn në një botë të thellë dhe njëkohësisht punojmë dhe me format gjeometrike. Janë disa komponentë dhe me një pajisje që quhet semaforë por që ka disa komponentë brenda si format gjeometrike dhe ngjyrat. Fëmija dhe flet, reflekton dhe zhvillon dhe një aftësi tjetër por njëkohësisht shikon dhe ngjyrën. Kemi dhe yjet dhe është dhe për relaksimin e fëmijës dhe shtrihet në tapet dhe stimulohet dhe nga dritat dhe në pjesën e sipërme. Kjo është një fazë më e mëvonshme dhe ky është një stimulim në një nivel më të lartë", është shprehur dhe terapistja e Shkollës "Luigj Gurakuqi", Lorena Suloti.
Në një ambient tjetër të quajtur dhoma e gatimit fëmijët nën mbikëqyrjen e mësuesve kryejnë punë të ndryshme edukative me dorë si qëndisjet.Përveç zyrës së psikologes në këtë shkollë ka edhe një sallë vrojtimi ku, psikologia vrojton ecurinë dhe zhvillimin e fëmijëve.
Në një sallë të madhe 121 fëmijët ushqehen gjatë vaktit të drekës, ndërsa në ambientet e jashtme gjenden fusha të mëdha gjimnastikore ku mund të kryhen aktivitete sportive.
Redaksia Online
l.q/shqiparja.com

VIDEO








