Francë, java e pestë e protestave, 'Jelekë- verdhët' kundër qeverisjes së Macron

Mijëra efektivë policie janë duke qëndruar në Paris për të mbajtur nën kontroll protestën e radhës të "jelekëverdhëve", duke shënuar kështu pesë javë të protestave të pandërprera kundër qeverisjes së presidentit Emmanuel Macron. Disa qindra protestues kanë marshuar pranë Harkut të Triumfit, ku kishte një numër të lartë forcash policie.

Qeveria u ka bërë thirrje "jelekëverdhëve" që të mos dalin në rrugë të protestojnë, pas sulmit që ndodhi më 11 dhjetor në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Strasburgut. Përfaqësues politikë, po ashtu kanë bërë thirrje që protestuesit të qetësohen dhe të mos qëndrojnë në rrugë, pas vrasjes së katër personave në një sulm me armë në këtë qytet.

Policia kreu kontrolle të ndryshme në rrugë dhe të automjeteve në periferi të Parisit, në një përpjekje për të kufizuar dhunën. Të premten, presidenti Macron bëri thirrje për të mbajtur rendin dhe qetësinë pas protestave të mëdha që shkaktuan përplasje me policinë. “Franca duhet të qetësohet, të vendosë rregull dhe t'i kthehet normalitetit", tha Macron pas një takimi me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Lëvizja e "jelekëve të verdhë" filloi në mesin e muajit nëntor në kundërshtim të ngritjes së taksës së naftës, duke u rikthyer në kundërshtim të plotë të qeverisjes së Macronit. Presidenti vendosi të tërhiqej nga vendimi për rritjen e taksës së karburanteve, ndërsa i cilësoi të drejta protestat. Ai pranoi se Franca vendi ka nevojë për reforma të thella dhe njoftoi rritjen e pagës minimale me 100 euro.

Protesta, e cila filloi pesë javë më parë, çuan në dhunë dhe përplasje të rënda me forcat e sigurisë. Fillimisht nisi kundër rritjes së taksave të karburantit, por që atëherë është përhapur për çështje të tjera, duke përfshirë reformat e arsimit.

Dhjetra njerëz janë arrestuar këtë të shtunë. Megjithatë, deri më tani numri i arrestimeve është shumë më i ulët, se 500 arrestimet e fundjavës së kaluar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër