Pozicionet rebele në Aden, qyteti i dytë në vend, kanë qenë shënjestër e disa sulmeve ajrore, në ditën e 18-të të një operacioni ushtarak të ndërmarrë nga një koalicion arabo-sunit drejtuar nga Arabia Saudite kundër milicëve shiitë.
"Në Aden, luftimet në rrugë kanë shkaktuar të paktën shtatë të vdekur gjatë 12 orëve të fundit", theksoi një zyrtar i departamentit të shëndetësisë.
