ROMË - Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) do të mundësojë shumë shpejt dy fluturime humanitare emergjente në Jemen, njoftoi sot BBC online.
Sipas OKB-së, më shumë se 500 persona kanë vdekur në Jemen gjatë dy javëve të fundit, që nga fillimi i sulmeve ajrore të një koalicioni shtetesh nën drejtimin e Arabisë Saudite.
"ICRC-ja do të dërgojë një avion me ndihma si edhe një aeroplan me personel mjekësor. ICRC-ja është e predispozuar edhe për dërgimin e mjekëve kirurgë në Aden nëpërmjet rrugëve detare", tha sot Kryqi i Kuq ndërkombëtar./ATSH/
/Shqiptarja.com