"Ky bilanc daton më 6 prill", theksoi zëdhënësi, Christian Lindmeier në një konferencë shtypi.
Një zëdhënës i Fondit të Kombeve të Bashkuara për fëmijët (Unicef), Christophe Bulierac, theksoi se të paktën 74 fëmijë janë vrarë dhe 44 janë plagosur që prej 26 marsit.
"Por, organizata mendon se numri i fëmijëve të vrarë është shumë më i lartë", shtoi ai.
Unicef theksoi përveç të tjerave se një milion fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë.
"Fëmijët duhet të marrin një mbrojtje të menjëhershme", deklaroi Bulierac.
Zëdhënësi theksoi, pa dhënë detaje, se fëmijët kishin qenë viktima të drejtëpërdrejta e të armëve, si dhe viktima të pasojave indirekte të këtij konflikti sepse dhuna ka prekur infrastrukturat shëndetësore.
"Një tjetër efekt indirekt është mungesa e ujit të pijshëm, që është shkaku kryesor për shumë sëmundje", shtoi ai duke cituar gjithashtu ndërprerjen e vaksinimeve për shkaqe sigurie.
"Më shumë se 100 000 persona janë zhvendosur nga dhuna", sipas Unicef./atsh/
