Gjashtë militantë të dyshuar si pjesë e grupit terrorist Al-Kaida janë vrarë gjatë një sulmi me dron në qendër të Jemenit.
Sulmi ka ndodhur në provincën Al-Bayad ku u vranë dy udhëheqës lokalë të grupit dhe 4 militantë të tjerë, shkruan Reuters.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar disa sulme të njëpasnjëshme ajrore me dron ndaj kësaj dege të Al-Kaidës në Jemen, e njohur ndryshe edhe si Al-Kaida në Gadishullin Arabik.
Komento