PRISHTINE - Jemeni është shteti më i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes rrjetit social “Twitter”. “Kam folur me ministrin e jashtëm, Abu-Bakr Al-Qirbi. Ai më konfirmoi njohjen formale dhe zyrtare të Republikës së Kosovës”,-ka shkruar Hoxhaj në Twitter. Pritet që gjatë ditës njohjen ta konfirmojë zyrtarisht edhe Ministria e Jashtme.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)