Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
Pamje nga pasojat e bombardimit në Tel Aviv
Ushtria e Izraelit ka thënë se një raketë e shkrepur prej territorit të Jemenit e goditi një zonë në Tel Aviv gjatë natës, duke i lënë 16 njerëz të lënduar lehtë.
Sirenat ranë pak para se raketa të godiste rreth orës 04:00 të shtunën, tha ushtria. Ky sulm ndodhi vetëm dy ditë pasi ushtria izraelite i bombardoi kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe qytetin port Hodieda, të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz.
Bombardimet izraelite ishin përgjigje ndaj një sulmi që rebelët Huthi e kishin kryer ndaj një shkolle izraelite me një raketë me rreze të gjatë veprimi. Rebelët Huthi thanë gjithashtu se kryen një sulm me dronë kundër një objektivi të paspecifikuar ushtarak në Izraelin qendror të enjten.
Ushtria izraelite thotë se rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani, i kanë hedhur më shumë se 200 raketa dhe dronë gjatë luftës Izrael-Hamas në Gazë.
Rebelët Huthi gjithashtu i kanë sulmuar anijet e mallrave në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit — dhe janë zotuar se nuk do t’i ndalin sulmet derisa të arrihet një armëpushim në Gazë.
Sulmet izraelite të enjten shkaktuan "dëme të konsiderueshme" në portet e kontrolluara nga Huthi në Detin e Kuq “që do të çojnë në një ulje të menjëhershme dhe të ndjeshme të kapacitetit të portit,” tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.
Porti në Hodeida ka qenë kyç për furnizimet ushqimore në Jemen gjatë luftës civile dhjetëvjeçare atje. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se sulmet e të dyja palëve rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon dhe minojnë përpjekjet e OKB-së për ndërmjetësim. /REL/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.7%
-
Të gabuar
13.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit
19 Dhjetor, 13:32
-
Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)
18 Dhjetor, 09:46
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor, 21:29
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
17 Dhjetor, 17:20
-
Pas Gazës, Libanit dhe Sirisë, Izraeli gati për frontin e katërt të luftës! Al Jazeera: Po përgatitet të sulmojë Jemenin! SHBA sulm ajror ndaj rebelëve Huthi
17 Dhjetor, 09:28
-
VIDEO/ Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet
16 Dhjetor, 16:06
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor, 08:33
-
Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan
15 Dhjetor, 19:43
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor, 16:22
-
Pse Izraeli pushtoi malin më të lartë të Sirisë vetëm disa orë pas rënies së Bashar al-Assadit?
15 Dhjetor, 13:04
-
Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
13 Dhjetor, 10:10