Në raportin vjetor të indeksit për çështjet gjinore, Jemeni renditet i fundit në vendin e 142-të, ndërsa Pakistani rënditet në vendin e 141-të.
Irani është renditur në vendin e 137-të, Taxhikistani në 102, Azerbajxhani në 94, Gjeorgjia në 85, Rusia në 75, Romania në 72, Maqedonia në 70, Kirgistani në 67, Ukraina në 56, Serbia në 54, Kazakistani në 43, Bjellorusia në 32, kurse Moldavia në 25.
Sa i përket të dhënave për Afganistanin, Irakun, Turkmenistantin, Uzbekistanin Bosnjën dhe Kosovën, nuk janë paraqitur.
Ndryshe pesë vendet e para në listën e 142 vendeve të botës, ku pozicioni i gruas është në nivel të lartë, janë: Islanda, Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rënditur në vendin e 20-të.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)