'Jemi krenarë që i shërbejmë Italisë', Rama: Nëse kjo marrëveshje do të jetë gabim, është gabim i bërë me zemër

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me kryeministren italiane, Giorgia Meloni se është krenar për Shqipërinë që i duhet t’i shërbejë Italisë.

Ai e ka falenderuar Melonin për për të gjithë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Sakaq, ka theksuar se Italia është avokati ynë më i rëndësishëm në BE.

“Jam krenar për Shqipërinë që i duhet ti shërbej Italisë. Nëse ne kemi mundësinë për të qenë të dobishëm, një herë, dy, tre, ta shfrytëzojmë këtë mundësi për ta ndihmuar. Në një çast jo vetëm të vështirë për Italinë, por për të gjithë Europën, ne jemi krenarë që po japim ndihmën tonë.

Sigurisht mund të diskutojmë për çdo gjë, qoftë dhe për këtë marrëveshje që mund të jetë diçka me vlerë apo një gabim. Nëse do të jetë një gabim, të jetë një gabim i bërë me zemër, por dëshirojmë që të zgjidhet ky problem i emigracionit në Europë.

Thënë kjo shpresoj që të mund të kuptohet trazimi që kam në shpirtin tim për faktin që kam jetuar si kryeministri i këtij vendi të gjitha këto gjysma të vërteta që janë gënjeshtra të mëdha ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Nga ana tjetër, dua të falenderoj Giorgia për të gjthë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Italia ka qene avokatja e Shqipërisë në BE. Me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vëllazërie dhe të gjithë kanë bërë më  të mirën. Kjo duhet kuptuar dhe nga shokët e mi të majtë italianë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Meloni e Rama inspektojnë qendrat e emigrantëve në Shëngjin, hapen më 1 gusht! Kostoja vjetore 134 mln euro! Dy kryeministrat në një zë: Balta e Rai 3 e turpshme, e pamerituar


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin