'Jemi në situatë të vështirë, po përpiqemi ta menaxhojmë ', nxënës e mësues nën ethet e COVID, si po zhvillohet mësimi (VIDEO)

TIRANË- Mësimi në kushtet e pandemisë së Covid-19 i ka detyruar mësuesit dhe nxënësit që tu përshaten disa rregullave të reja siç është mbatja e maskës, distancës, grupe me më pak nxënës në klasa si dhe mësimi me turne. Sot do të marrim përjetimin e disa prej tyre për të mësuar se si po shkon procesi mësimor.

Marketa Derka që jep lëndës e gjuhës shqipe dhe letërsinë për nxënësit e klasave të 10-ta në gjimnazin “Besnik Sykja” mësimin e nis në orën 08:00 dhe e përfundon në orën 15:00.  Ajo tregon se ndodhen në një situatë të vështirë, por përpiqet ta menaxhojë.

“Për ne në turnin e parë është shumë herë më e lehtë realizimi i orës së mësimit, nxënësit janë më në kontroll, e kemi më të lehtë të përcjellim dhe ta marrim feedback-un nga nxënësi por sigurisht që duhet të pranojmë që në pjesën edytë të turnit të mësimit kemi më tepër lodhje fizike por që po përpiqemi që ta menaxhojmë. Mbledhjet janë zhvilluar gjithmonë në ambiente të hapura. Unë ndihem e rrezikuar kudo që shkoj, ndihem e riskuar në cdo pjesë të ditës time mirëpo nëse unë do ti nënshtrohem kësaj pjese i bie të stopoj rregullin tim të jetës”- tha mësuesja Marketa Derka.

Sonela Borizani mësuese e matematikës,  thotë se fillimisht ishte e vështirë mbajtja e distancës tek të rinjtë por pavarësisht kësaj është e mendimit se më e mira do të ishte që mësimi të vazhdojë  në shkolla.

“Normalisht mua më duket më i mirë skenari numër.1,ku nxënësit i kemi në klasë dhe ndarja me grupe të vogla bën të mundur që puna dhe efektiviteti i punës tonë të jetë më i dukshëm. Në fillim ka qenë pak e vështirë mbatja e  distancës tek të rinjt se normalisht ata janë të rinj dhe duke mos i kushtuar shumë vëmendje situatës, ka patur të tilla raste ku ne i kemi kërkuar dhe tërhequr vëmendjen që të ruajnë distancën dhe përdorimin e maskës gjatë gjithë kohës që ata janë në klasë, por duke kaluar nga faza në fazë ata janë ndërgjegjësuar vet” - u shpreh mësuesja Sonela Borizani.

Situata e pandemisë ka ndikuar dhe tek nxënësit që po mësohen me vështirësitë e mbatjes së maskës por dhe me distancën që duhet të mbajnë mes tyre.

“Mund të themi që kemi pak probleme psikologjike sepse po jetojmë mes një pandemie dhe po mësojmë por që në përgjithësi shkon mirë. Distancat respektohen sidomos në klasa sepse jemi vet të përgjegjëshëm, jemi në një moshë që kuptojmë dhe jemi shumë të përgjegjshëm për veprimet që bëjmë dhe viti i dytë mendoja që do të ishtë një vit shumë i bukur e gjithë klasa bashkë por ja që ndodhi që rrethanat na bënë këtë gjë. Sipas mendimit tim është më mirë mësimi në shkollë sepse online shfaqen probleme jo interneti, jep probleme me rrjetin, gjithashtu e kemi më të vështirë që ti mësojmë mësimet online sidomos lëndët shkencore si matematika, fizika, kimi etj. Cdo orë mësimi secili nga ne dezifekton duart duke qenë se ka një dezinfektues tek klasa. Në një klasë qendrojnë 15-16 veta. Bashkëmoshatarët e mi mund ta bëjnë pa dashje që mund të mos mbajnë distancën apo mund të mos mbajnë maskën por kur kujtohen e vëndosin përsëri”-u shprehën nxënësit.

Edhe në gjimnazin “Ismail Qemali” mësuesit dhe nxënësit po vijojnë mësimin në këtë normalitet të ri.

Mësuesja e Biologjisë, Mirela Bega sqaron se zyrtarisht nuk ka një udhëzim nga ministria e Arsimit që mësimi do të kalojë online.

“Ne mbështetemi tek urdhrat zyrtar se si do bëhet mësimi online apo në shkollë. Ne udhëzim zyrtar nga ministria apo nga drejtoria e shkollës nuk na ka ardhur që mësimi mund të kthehet online”-tha mësuese Mirela Bega.

Nga fillimi i vitit shkollor në të gjithë vendin janë 130 mësues dhe 60 fëmijë që mungojnë në ditë pasi janë të karantinuar prej shkaqeve të covid-19.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër