Jemi në vjeshtë, ja veshja e
duhur për kohën me shi/FOTO

Jemi në vjeshtë, ja veshja e<br />duhur për kohën me shi/FOTO
Charlie Chaplin ka thënë: Më pëlqen të eci në shi sepse askush nuk mund të shohë që po qaj. Epo vetëm një krijesë gazmore si ai mund të shikonte një anë pozitive në këtë situatë. Mirë po qeneit njerëzore janë të çudtishme dhe të veçanta nga njëra tjetra, disa këndojnë e kërcejnë në shi, e ndërsa disa të tjerë trishtohen e mbyllen brenda.

Në një situatë të tillë pa diskutim ndikon edhe gjendja shpirtërore veç gjendjes së motit, por edhe për këtë ka një zgjidhje, ndoshta nëse do të zgjidhnit veshjen e duhur për tu mbrojtur ndaj shiut do t’iu bënte të ndiheshit më optimistë.
 
Për antikonformistët më të “gjallë”: këshillohet të vishen një palë pantallona me material poliamide (një pëlhurë mëndafshi me shkëlqim) të cialve i mbivendoset një këmishë e gjatë deri në gju me fyt të rrumbullakët, mëngë treçerekshe dhe material pambuku. Duke e shoqeruar pa diskutim me një çadër.

shiuuuuuu    
 
Sigurisht jo të gjithë duan ti përshtaten “ngjyrës” së kohës duke u veshur me të zeza. Kryesorja në përzgjedhjen e veshjeve tuaja është një material i papërshkueshëm nga uji, ky duhet të jetë funksioni i parë që duhet të kryej veshja juaj.

shiu

Më pas kemi dhe përdorimin e xhaketave në kohë me shi, gjithashtu një zgjidhje e mirë. Mund të zgjidhni ngjyra të ngrohta e të lehta për tu ndjerë sa më rehatë.

shiuuuuuu


Për të mos harruar edhe këpucët. Nëse doni të braktisni këpucët e rënda prej gome atëhere mund të zgjidhni një palë këpucë fine kamoshi, ose një palë atlete me qepje prej lëkure, apo apo një palë çizme pa diskutime me një material të papërshkueshëm nga uji në mënyrë që mos rezikoni të zbuteni edhe në rast se gabimisht e zhysni këmbën në ndonjë pellg.

shiu

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë