Kemi tre ditë që jemi futur në sezonin e peshoreve dhe ju mund të jeni përballur me shumë prej tyre. Peshoret janë një nga njerëzit më të vërtetë që urrejnë të gënjnnë dhe të jenë fallco. Ata dinë të sakrifikojnë veten vetëm për t’i parë të tjerët të lumtur dhe jeni shumë me fat nëse keni një peshore në jetën tuaj.
Kjo shenjë e ajrit futet tek ata që e shohin gjysmën e gotës plot dhe gjejnë një balancë mes mërzitjes dhe buzëqeshjes. Peshoret vlerësojnë paqen dhe harmoninë mbi çdo gjë tjetër dhe përbuzin konfliktin. Argëtohen kudo që shkojnë dhe janë në gjendje të çmendin këdo me hijeshinë e tyre dhe karizmën e tyre të lindur. Por ka edhe diçka tjetër: peshoret e duan shumë lekun dhe jetën e mirë, shpesh tregohen edhe materialistë.
Disa shenja karakteristike të Peshores:
Elementi: Ajri
Ngjyra karakterizuese: Rozë, jeshile
Dita karakterizuese: E premte
Përputhet më mirë me : Dashin, Shigjetarin
Numrat me fat: 4,6,13,15,24
Anët pozitive: Bashkëpunues, diplomatik, mirënjohës, i drejtë, social
Anët negative: I pavendosur, anashkalon përballjet, mban inat, ndjen mëshirë për veten
Peshorja pëlqen: Harmoninë, butësinë, të ndajë me të tjerët, natyrën
Peshorja nuk pëlqen: Dhunën, padrejtësinë, përballjen, ata që flasin me zë të lartë
Komente








