'Jemi verbuar nga dashuria për Europën', Rama i 'tërheq veshin' BE: Do të martohet me ne por s'na flet, t'i privosh vendet nga anëtarësimi e pakuptimtë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Mynih në forumin “Europa Park" ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku u ka tërhequr "veshin" vendeve anëtare, pasi e ka cilësuar pozicionin tonë të çuditshëm në këtë mes.

Përmes batutave Rama tha se Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj. Sipas tij të privosh vendet nga anëtarësimi është e pakuptimtë, ndërsa në fund u bëri thirrje që të vizitojnë Shqipërinë, duke u shprehur se për të huajt është vendi më i sigurt në Europë.

"Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të verbuar nga dashuria për evropën por ajo thotë se do të martohet me ne Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet.

Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Nuk do të pendoheni. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama i 'tërheq veshin' BE-së nga Gjermania: Do të martohet me ne por s'na flet, t'i privosh vendet nga anëtarësimi e pakuptimtë! Krimi i organizuar jo vetëm në Shqipëri


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë