Jeni duhanpirës? Receta natyrale
e cila redukton efektet negative

Jeni duhanpirës? Receta natyrale<br />e cila redukton efektet negative
Pirja e duhanit ka ndikim në çdo organ të trupit të njeriut dhe veçanërisht është e dëmshme për mushkëritë dhe është një nga shkaktarët kryesor të kancerit.

Konsumimi i duhanit zhvillon sëmundje të tilla, si astma dhe bronkiti.

Ekspertët mjekësorë rekomandojnë një pije me përbërje natyrale për të reduktuar efektet negative të duhanit.

Receta është shumë e dobishme sidomos për ata të cilët janë duhanpirës për më shumë se pesë vite por do I bënte mirë çdokujt që dëshiron të pastrohet nga nikotina.

Përbërësit
Pak rrënjë xhenxhefili
2 lugë çaji shafran
400g hudhër e qëruar dhe e copëtuar 
1 litër ujë 
400gr sheqer kafe

Përgatitja
Vendoseni ujin në një tenxhere dhe ngroheni atë, shtojeni sheqerin brenda. Pasi të vlojë uji shtoni edhe përbërësit e tjerë. Vlojeni për pesë minuta, dhe largojeni nga zjarri dhe prisni derisa të ftohet në një temperaturë të dhomës. Vendoseni lëngun në një shishe qelqi dhe futeni në frigorifer.

Përdorimi
Merrni 2 lugë çaji nga kjo pije çdo ditë në mëngjes në stomak bosh dhe dy në mbrëmje pas ushqimit të fundit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike