Nëse ende nuk e ke marrë biletën për të përjetuar një mbrëmje të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine, nxito. Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Iglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’, mbrëmjen e sotme.
Sheshi ‘Skëndërbej’ është shndërruar në një skenë gjigante, për të mirëpritur mijëra admirues dhe fansa të këngëtarit me famë botërore. Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis sot në kryeqytet. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme.
Biletat i gjeni në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit, që vazhdon të jetë i hapur.
Me vjen keq, po ky fal emrit te babes se vet ka shku deri aty. I madh i Julio Iglesias.
Përgjigju